KODI ETIK PËR DOKTORËT E STOMATOLOGJISË

Me pranimin tim në profesionin mjekësor stomatolog, betohem se do të vendos jetën time në shërbim të njerëzimit.

Do të ushtroj profesionin tim me ndërgjegjshmëri e dinjitet.
Ruajtja dhe rivendosja e shëndetit të pacientëve të mi do të jetë detyra më e lartë e veprimit tim.

Do të ruaj të gjitha fshehtësitë që më janë besuar edhe mbi vdekjen e pacientit.

Do të ruaj me të gjitha forcat e mia nderin dhe dorëzimin fisnik të profesionit mjekësor – stomatolog dhe nuk do të bëj dallime gjatë ushtrimit të detyrimeve të mia mjekësore as në bazë të hendikepeve përkatëse e as sipas religjionit, kombësisë, racës e as sipas përkatësisë partiake apo pozitës sociale.
Çdo jete njerëzore do t’i shërbej.

Do të ruaj, të kultivoj dhe të respektoj përgjegjësitë e anëtarit të Odës.

Lajme & Ngjarje

Mësoni lajmet e fundit lidhur me Odën e Stomatologëve të Kosovës.

460113423_504897332249358_6534924687211388895_n

Pjesëmarrja në Kongresin Botëror të Stomatologjisë, 12-15 shtator 2024, Stamboll

Në kuadër të Kongresit Botëror të Stomatologjisë të mbajtur në Stamboll të Turqisë me 12-15 shtator 2024, Kryetari i OSK-së Prof.Dr. Blerim Kamberi dhe Kryetari i Këshillit Mbikëqyrës Dr. Ilmi Kryeziu morën pjesë në forumet e ndryshme të Parlamentit Botëror të Stomatologjisë. Në forumin për edukimin e vazhdushëm profesional diskutimet ishin të përqëndruar në nevojën…

LLOGO-ORIGJINAL

Ftesë për dorëshkrime

Revista e Stomatologëve të Kosovës (RSK) fton të interesuarit për dorëzimin e dorëshkrimeve për numrin e ardhshëm: Vëllimi 3, Numri 2, (dhjetor) 2024. Revista mirëpret të gjitha dorëshkrimet mbi temat që përfshihen në fushëveprimin e revistës. Afati i fundit për dorëzimin të dorëshkrimit: 8 nëntor 2024. Dorëshkrimet duhet të jenë të shkruar në gjuhën shqipe…

000b Revista RSK 2024 1 Kopertina-1

Numri i ri i Revistës së Stomatologëve të Kosovës sapo ka dalë!

Të nderuar anëtarë, Numri i ri i RSK-së përmban një përmbledhje të pasur artikujsh dhe materialesh të vlefshme për profesionistët në këtë fushë, dhe është një burim i shkëlqyer informacioni për të gjithë ata që janë të interesuar në avancimin dhe përmirësimin e praktikës së tyre stomatologjike. Të gjithë anëtarët pëmes SMS-it do të pranojnë…

Formularët: